NATO themelon një bazë në Irak

6 Shkurt 2017 - 12:10      

Programi i NATO-s, Shkenca për Paqe dhe Siguri do të trajnojë forcat irakiane në luftën kundër DAESH-it.

NATO do të themelojë një bazë në Irak për të trajnuar forcat irakiane në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Trajnuesit, të cilët do të shkojnë në Irak nga vendet e ndryshme, do t’i trajnojnë forcat irakiane për çështjen e asgjësimit të mjeteve shpërthyese artizanale.

Programi i përgatitur me qëllim të avancimit më aktiv të forcave irakiane në luftën kundër DAESH-it, do të realizohet nga ana e Programit të NATO-s, Shkenca për Paqe dhe Siguri.

Koloneli i ushtrisë spanjolle, Huan Enrike Gomez Martin (Juan Enrique Gomez Martin) duke e bërë të ditur se detyra e tyre është mbështetja e NATO-s për çështjen e mjeteve shpërthyese tha se “Mjetet shpërthyese artizanale, janë armë me kosto të ulët, punimi i tyre është shumë i lehtë dhe janë mjaftë efikas. Krahas nxitjes së frikës dhe terrorit ato shkaktojnë edhe vdekjen e njerëzve. Ne duhet të luftojmë kundër këtyre mjeteve dhe kjo është detyra e qendrës tonë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...