Operacione kundër DAESH-it në 29 qytete të Turqisë, 763 të ndaluar

6 Shkurt 2017 - 11:57      

Në operacionet e njëkohshme të kryera në 29 qytete të Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH u ndaluan 763 persona.

Bashkë me të dyshuarit janë sekuestruar materiale të ndryshme të organizatës, armë dhe municione, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thuhet se organizata terroriste DEASH ishte në kërkim të kryerjes së akteve të ndryshme, kishte përshpejtuar aktivitetet e propagandës për sigurimin e pjesëtarëve të saj, si dhe kryesisht në organet publikuese kishte përcaktuar Turqinë si objektiv i sulmeve.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se si rezultat i operacioneve nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kundër grupeve dhe personave të cilët dyshohen se kanë lidhje me rajonet e konfliktit, në 29 qytete janë ndaluar 763 persona dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat ligjore.

Gjithashtu në deklaratën ku vihet në dukje se bashkë me të dyshuarit janë sekuestruar shumë dokumente, theksohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë do të vazhdojë pandërprerë luftën e saj kundër çdo organizate terroriste. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...