Në dy ditët e fundit në Mesdhe janë shpëtuar mbi 1.600 refugjatë

6 Shkurt 2017 - 11:45      

Në dy ditët e fundit në Kanalin e Sicilisë mes Libisë dhe Italisë në Detin Mesdhe janë shpëtuar mbi 1.600 refugjatë.

Sipas lajmit të gazetës italiane "La Repubblica", AA transmeton se anija Aquarius e organizatës së shoqërisë civile e cila merr pjesë në aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajon këtë mëngjes është ankoruar në portin Augusta të Siçilisë me 783 emigrantë, ndërsa një anije e rojës bregdetare italiane ka dërguar në ishullin Lampedusa 59 emigrantë të cilët i ka shpëtuar.

Ndërsa në anën tjetër mësohet se përsëri dy anije të rojës bregdetare kanë dërguar në ishullin Lampedusa 312 refugjatë të shpëtuar. Gjithashtu njoftohet se edhe dy anije të tjera janë në pritje për tu afruar, ku në njërën prej anijeve ndodhen 248 dhe në tjetrën 22 emigrantë.

Ndër të tjera në lajmin e gazetës thuhet se sipas një informacioni të dhënë nga një gjeneral libian mësohet se forcat e rojës bregdetare të Libisë i kanë ndërprerë udhën një grupi prej 431 emigrantësh në rajonin 70 km pranë kryeqytetit Tripoli.

Nga pjesa e Detit Mesdhe mes Libisë dhe Italisë në vitin 2016 nëpërmjet rrugës detare kanë kaluar në Itali ilegalisht 181.405 refugjatë, si dhe po të njëjtin vit janë mbytur mbi 5 mijë persona të cilët kanë tentuar të kalonin Mesdheun. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...