6 Shkurt 2017 - 10:03
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar autoritetet kufitare t’i kontrollojnë me shumë kujdes njerëzit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Gjykata Federale e Apelit i rrëzoi kërkesat e administratës së Trumpit për rivendosjen e kufizimeve. Vendimin për të bllokuar direktivën e Trumpit e kishte marrë të premten një gjykatës në Siatwll, duke i dhënë kështu grushtin më të fortë deri tani lëvizjes polemizuese të miliarderit republikan.
Gjykata e Qarkut të 9-të e Apelit në San Fransisko i kërkoi administratës dhe shtetit të Uashingtonit të dielën në mëngjes të paraqesin më shumë argumente deri të hënën pasdite. Tani, shtetasve të pajisur me viza amerikane nga Iraku, Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni u lejohet hyrja në SHBA. Kjo do të ndodhë derisa çështja të sqarohet plotësisht në gjykatë.
Disa kompani ajrore të mëdha, duke përfshirë këtu Air France, British Airways dhe Emirates kanë nisur që prej fundjavës t’ua lejojnë pasagjerëve nga shtatë vendet e ndaluara me urdhër ekzekutiv ngjitjen në avionët e destinuar për në Amerikë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...