Foto: AFP

Orteku i borës shkakton së paku 13 viktima në Pakistan

5 Shkurt 2017 - 10:54      

Një zyrtar i sigurisë së Pakistanit ka thënë se së paku 13 persona janë mbytur gjatë një orteku të borës që ka mbuluar disa shtëpi në pjesën veriore të Pakistanit.

Një zyrtar tjetër ka thënë se së paku 12 persona janë shpëtuar pas stuhisë së borës, ndërsa përpjekjet po vazhdojnë për t’i dërguar ata në spital, pasi bora ka bllokuar shumë rrugë në atë zonë, shkruan rel.

Nizamud Shah, komandanti i forcës së zonës Chitral, ka thënë se orteku e ka goditur Chitralin pasditën e 4 shkurtit.

Nuk është ende e qartë nëse ka viktima të tjera apo persona të mbijetuar që kanë mbetur të ngujuar nga bora, megjithëse zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet.

Personeli ushtarak është nisur në zonën në fjalë për të ndihmuar me operacionet e kërkim shpëtimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...