“Ëndrra e shuar” në vend të “ëndrrës amerikane”

5 Shkurt 2017 - 06:30      

Sardar Hussaini ende nuk po i beson vetes. Kishte mbetur fëmijë bonjak në moshën trembëdhjetëvjeçare, pas një sulmi me bombë të kryer nga talebanët në Afganistan.

Pasi kishte pritur dy vjet në ethe, ishte vetëm çështje ditësh kur do të priste biletën e aeroplanit për të fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe bash ato ditë mori lajmin e zi se presidenti i ri amerikan, Donald Trump, urdhëroi ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga shtatë shtete me shumicë myslimane. Urdhri nuk i amniston as refugjatët.

“Na e këputi shpirtin”

Edhe Mustafa nuk po besonte çfarë po i dëgjonin veshët. Ishte shkrehur në vaj. I ishte mbushur mendja top se jeta e tij po merrte fund, në moshën 28-vjeçare.

Si refugjat irakian në Liban, ai ishte shumë afër që të përmbyllte procedurat për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, madje, kishte dalë ditëve të fundit në pazaret e Bejrutit dhe kishte zgjedhur një kanotiere më të shtrenjtë për ta veshur në fluturimin e tij drejt tokës së shpresës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...