Foto: Reuters

Protestuesit detyrojnë qeverinë rumune të tërhiqet nga dekreti për korrupsionin

4 Shkurt 2017 - 21:32      

Qeveria e Rumanisë thotë se do të tërheq një dekret kontrovers që do të dekriminalizonte disa raste korrupsioni.

Kryeministri Sorin Grindeanu tha se do ta shfuqizojë atë dekret të dielën.

“Nuk dua ta ndajë Rumaninë. Nuk mund të ndahet në dysh”, ka thënë Grindeanu në një deklaratë televizive, raporton BBC.

Me dhjetëra mijëra protestues në qendër të Bukureshtit e pritën me duartrokitje njoftimin tij, i cili erdhi pas pesë ditësh demonstratash, transmeton Koha.net.

Protestat në vendin e Evropës lindore kundër dekretit kanë qenë më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit më 1989.

Grindeanu tha se ai “ka dëgjuar dhe parë shumë opinione”, përfshi edhe “zërin e rrugës”. Ai tha se Parlamenti tani do të debatojë për një ligj të ri korrupsioni.

Dekreti në fjalë pritej të hynte në fuqi mesnatën e 10 shkurtit. Përmes tij do të dekriminalizohej abuzimi me detyrën zyrtare për shuma deri në 44,000 mijë euro.

Përfituesi i parë do të kishte qenë Liviu Dragnea, i cili drejton partinë PSD dhe që tani përballet për mashtrim të shtetit me 24,000 euro. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...