Foto: Reuters

Në Londër, protestë kundër vizitës së Trumpit

4 Shkurt 2017 - 18:03      

Disa mijëra njerëz kanë protestuar para parlamentit në Londër, duke i bërë thirrje qeverisë që ta anulojë ftesën presidentit amerikan, Donald Trump, për të bërë vizitë shtetërore në Britani të Madhe.

Protesta e 4 shkurtit është nisur ambasadës amerikane në Londër, për të vazhduar më tej para parlamentit. Protestuesit kanë thirrur “turp për ty” duke iu drejtuar kryeministres Theresa May, e cila ia ka dërguar ftesën Trumpit derisa ajo u takua me të në SHBA, shkruan rel.

Protestuesit gjithashtu e kanë kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të 27 janarit të presidentit Trump që ndalon të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë vende me popullatë kryesisht myslimane për të hyrë në SHBA.

Ky urdhër ekzekutiv përkohësisht është bllokuar nga një gjykatë federale amerikane.

Mbi 100 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin në internet përmes së cilit bëhet thirrje që vizita e Trumpit të anulohet, ndërsa për këtë, ligjvënësit britanik pritet të diskutojnë sërish gjatë këtij muaji. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...