3 Shkurt 2017 - 21:31
Duke folur para afro 50 gazetarëve vendës dhe të jashtëm, Lukashenka tha se Rusia e kishte “kaluar kufirin” e marrëveshjeve me Bjellorusinë me një “lëvizje të lapsit”.
Ai i është referuar veprimit të Rusisë për të ndërmarrë kontroll të ashpër në kufirin e përbashkët, derisa Bjellorusia përgatitet, që prej 9 shkurtit, ta zbatojë regjimin e lëvizjes pa viza për udhëtime të shkurtra me afro 80 vende.
Lukashenka ka sugjeruar se Rusia është përpjekur ta forcojë ndikimin e saj ndaj shteteve të vogla duke synuar kontroll të gazsjellësve dhe duke e përdorë edhe naftën si mjet të forcës.
Presidenti i Bjellorusisë tha se “pavarësia nuk mund të krahasohet me naftë” dhe se vendi i tij, që për një kohë të gjatë ishte i varur nga furnizimet e subvencionuara të energjisë ruse, do të gjejë burime të tjera të naftës dhe gazit, nëse paraqitet e nevojshme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...