Departamenti Amerikan i Shtetit përkrah punën e ambasadorit në Shkup

3 Shkurt 2017 - 12:00      

Pas spekulimeve nga disa media se Ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratës së SHBA-së kanë reaguar edhe zyrtarisht Departamenti i Amerikan i Shtetit. Në reagim thuhet se SHBA-ja mbështet integrimet Euro-Atlantike të vendit dhe reformat e nevojshme për të arritur qellim. Kjo përfshin mbështetjen për reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe implementim i plotë i Marrëveshjes së Përzhinës.

Zëdhënësi i Departatmentit Amerikan, Mark Toner, konfirmon se drejtimet e ambasadorit Baily dhe ekipit të tij janë “të punojnë në partneritet me autoritetet e Maqedonisë por edhe me shoqërinë civile për përparim të politikës amerikane dhe qëllimeve të SHBA-së”.

Departamenti Amerikan ka besim të plotë në Ambasadën e SHBA-së dhe ambasadorin e Maqedonisë. Toner gjithashtu shtoi se SHBA si mik i Maqedonisë fuqishëm i inkurajon të gjitha palët që ta respektojnë sundimin e së drejtës, proceset demokratike dhe obligimet ndërkombëtare të Maqedonisë.

“Ne duam ta shohim Maqedoninë e fuqishme, në rrugën drejt rrugës euro-atlantike”, tha Toner.

Reagimi i Departamentit Amerikan vjen pasi disa media proqeveritare në Maqedoni plasuan një kronikë, ku sipas së cilës, disa republikanë të Kongresit Amerikan e kanë akuzuar ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Jess Beily, për anim politik dhe të njëjtët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...