Mjegulla vështirëson qarkullimin në Maqedoni, anulon fluturimet nga Shkupi

3 Shkurt 2017 - 11:13      

Për shkak të mjegullës së dendur sot në mëngjes në Aeroportin e Shkupit janë anuluar një pjesë e fluturimeve të planifikuara, ndërsa nuk është realizuar asnjë aterrim. Mjegull ka edhe në disa akse rrugore në shtet për çka është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri në 100 metra.

Sipas ueb faqes së aeroportit "Aleksandri i Madh" janë anuluar fluturimet për Vjenë, Zagreb dhe Stamboll, ndërsa me vonesë janë realizuar fluturimet për Dortmund dhe Bruksel. Tani për tani nuk ka aterrime, gjegjësisht është anuluar aterrimi në fluturimin e mëngjesit nga Stambolli, ndërsa aeroplanët e Austrian erlajns dhe Lufthanza nga Vjena janë kthyer mbrapa.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë bie në Kodrën e Diellit. Mjegull me dukshmëri prej 50 metra ka në aksin rrugor Veles-Shtip dhe Strumicë-Novo Sellë, ndërsa dukshmëri rreth 100 metra ka në Kumanovë, Shtip, Saramzalino. Pavleshenci, Koçan dhe Demir Kapi. Shi të dobët bie në Mavorvë, Dibër dhe në grykën malore Bukovë.

Sipas informacionit të NP Jasen, aksi rrugor Shkup-Makedosnki Brod nëpër Jasen, dje nga ora 14:30 është me kalim të kufizuar. Në afatet kohore të konfirmuara për qarkullim të njëkahëzuar, është e lejuar lëvizje vetëm e automjete të lehta transportuese. Në ndërprerje është edhe qarkullimi në aksin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnje përmes rrethrrotullimit Manastir për shkak të shembjes së dheut dhe komunikacioni është orientuar përmes Manastirit.

Rruga rajonale P-2332 aksi rrugor Resnjë-Ohër (përmes parkut nacional Galiçicë) nga 15.11.2016 deri më 01.04.2017 është e mbyllur për qarkullim. Nga ana e Ohrit automjetet me peshë të përgjithshme deri në 3,5 tonë mund të qarkullojnë vetëm deri te vendi "Korita".

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, në vendkalimet kufitare, përveç në Bogorodicë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...