SHBA-ja ia tërheq vërejtjen Koresë Veriore

3 Shkurt 2017 - 11:11      

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka paralajmëruar Korenë e Veriut se nëse përdor armë nukleare ndaj SHBA-së apo ndonjë aleati të saj do të përballet me përgjigjen e duhur.

Mattis ka zhvilluar vizitën e parë të tij zyrtare jashtë vendit në Korenë e Jugut me qëllim për të forcuar aleancën kundër Koresë së Veriut. Në kuadër të vizitës së tij ai është takuar me homologun koreano jugor Han Min Koo dhe më pas është zhvilluar një konferencë e përbashkët për mediat.

Mattis në fjalimin e mbajtur në këtë konferencë tha: "Në rast se Koreja e Veriut përdor ndaj SHBA-së apo ndonjë aleati të saj armë nukleare, do të marrë përgjigjen e merituar".

Duke vënë në dukje se Koreja e Veriut krahas zhvillimit të armëve nukleare vazhdon me fjalimet kërcënuese, Mattis në vijim ka shtuar: "Jemi pranë Republikës së Koresë e cila punon përmes një politike paqësore për një stabilitet në gadishull dhe rajon".

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Han, tha se mbështet homologun e tij për deklaratat dhe se për shkak të kërcënimeve të Koresë së Veriut në gadishull ka një problem të theksuar të sigurisë.

Vendosja e sistemit të mbrojtjes ajrore (THAAD) në rajon, ishte një nga temat më të diskutuara të kësaj vizite.
Mattis pas përfundimit të vizitës së tij në Korenë e Jugut, pritet të kalojë për një vizitë në Japoni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...