3 Shkurt 2017 - 08:48
Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kushtuar krizës në lindje të Ukrainës.
"Krimeja është pjesë e Ukrainës. Sanksionet që i kemi vendosur për shkak të Krimesë mbeten në fuqi përderisa Rusia nuk ia kthen Ukrainës kontrollin në gadishull“, ka deklaruar Haley gjatë fjalimit të saj në KS të KB-së, njoftojnë medie ndërkombëtare.
"Dëshirojmë të përmirësojmë marrëdhëniet me Rusinë”, ka shtuar Haley duke e akuzuar Moskën për agresion, pushtim dhe ndërhyrje ushtarake.
“Situata në Ukrainë kërkon dënimin e aksioneve ruse”, tha ajo.
“Washingtoni përkrah popullin ukrainas dhe Marrëveshjen e Minskit. Derisa Rusia dhe e ashtuquajtura republikë de Donbasit nuk e respektojnë tërësinë e Ukrainës, kriza në këtë vend do të vazhdojë” , ka thënë Haley.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...