Në Mosul janë kthyer 49 mijë civilë

2 Shkurt 2017 - 13:44      

Bagdad, 2 shkurt - Ministria irakiane e Emigracionit, ka deklaruar se 49 mijë civilë janë kthyer në shtëpitë e tyre në rajonet e çliruara të Mosulit.

Në një deklaratë për AA, zëdhënësi i kësaj ministrie, Settar Nevruz, është shprehur: "Numri i refugjatëve të cilët janë kthyer në shtëpitë e tyre në pjesët jugore dhe lindore të Mosulit të cilat janë çliruar nga organizata terroriste DEASH, ka shkuar në 49 mijë".

Ai ka vënë në dukje se përgatitjet për pritjen e një vale të mundshme refugjatësh që mund të shkaktohet nga operacionet për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit janë duke vazhduar. Nevruz në vijim ka shtuar: "Kemi vende të boshatisura nga refugjatët të cilët janë kthyer në rajonet lindore dhe jugore. Nga ana tjetër jemi duke punuar për rritjen e kapaciteteve në kampet e refugjatëve".

Nevruz ka vënë në dukje se organizatat jofitimprurëse dhe autoritetet shtetërore po vazhdojnë të ofrojnë ndihma, si ushqime dhe ujë për familjet e kthyera në shtëpitë e tyre.

Ndërsa në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, ministri irakian për Emigracionin, Xhasim el-Xhaf, tha se që nga nisja e operacionit për çlirimin e Mosulit e deri më sot të paktën 199 mijë refugjatë kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në rajone të sigurta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...