Lejohet peticioni për Pavarësinë e Kalifornisë “Calexit"

2 Shkurt 2017 - 12:30      

Fushata për të shndërrimin e Kalifornisë në një shtet të pavarur mori një mbështetje ligjore, pasi përkrahësit e idesë tashmë lejohen që të mbledhin firma për peticionin “kombësia e Kalifornisë”, ose siç njihet ndryshe “Calexit”.

Sekretari i Shtetit të Kalifornisë Alex Padilla miratoi ligjërisht procedurën më 26 janar. Organizatori i fushatës për pavarësinë e Kalifornisë Don Sutton tha se objektivi është i arritshëm, pasi Kalifornia që tani është “de fakto” një vend i pavarur brenda një kombi, transmeton tch.

Ai tha se Kalifornia ka financat dhe fuqinë njerëzore për të qenë e pavarur. Duhen thuajse 600 000 firma që “Calexit” të hidhet në referendum në vitin 2018 dhe në varësi të rezultatit, mund të ketë ndryshime të Kushtetutës së këtij shteti amerikan. Më pas, në një tjetër votim, nëse referendumi i parë fiton, Kalifornianët do të pyeten nëse duan të largohen nga SHBA. Nëse Kalifornia voton “Po”, kjo është pjesa e parë drejt pavarësisë. E dyta, vjen nga Uashingtoni, pasi lëvizja duhet miratuar nga dy të tretat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Një betejë, e humbur sipas ekspertëve. Këta të fundit thonë se aktualisht vetëm 33% e banorëve të Kalifornisë mbështesin idenë e pavarësisë dhe ky numër do të ulet pasi të nisin të zbulohen anët negative të ndarjes.

Ata që duan të shkëputen nga SHBA thonë se Kalifornia paguan shumë taksa për buxhetin amerikan dhe nuk merr mbrapsht aq shërbime sa të justifikohen ato. Sipas Bankës Botërore dhe FMN-së, nëse llogaritet si një shtet i pavarur, ekonomia e Kalifornisë do të ishte e 11-ta në botë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...