Trump i mbyll telefonin kryeministrit australian

2 Shkurt 2017 - 10:11      

Presidenti amerikan Donald Trump i ka mbyllur telefonin kryeministrit australian, Malcolm Turnbull, i zemëruar, siç raportohet, për shkak të një marrëveshjeje për sistemimin e refugjatëve.

Incidenti ka ndodhur gjatë fundjavës, por është raportuar tani nga mediat e mëdha amerikane. Pakti i vulosur me administratën Obama parashikon dërgimin në Amerikë të gati 1 250 azilkërkuesve që pretendojnë qëndrimin në Australi, transmeton tch.

Qeveria e atjeshme nuk i pranon dhe i mban në qendrat “offshore” të Naurusit dhe Papua Guineas së Re. Kryeministri australian e mohon incidentin, por fakti mbetet se vërtetë Australinë e shqetëson shumë kjo marrëveshje, që nga momenti kur Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për t’i bllokuar hyrjen në SHBA emigrantëve dhe refugjatëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...