Yelchenko: Administrata Trump nuk e pranon aneksimin e Krimesë

2 Shkurt 2017 - 10:09      

Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Volodymyr Yelchenko, tha mbrëmë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, plotësisht e mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës dhe kurrë nuk do ta pranojë aneksimin e Krimesë nga ana e Moskës.

Më tutje, siç transmeton rel, në konferencën për gazetarë në Nju Jork, zoti Yelchenko theksoi se ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, i tha atij se Shtetet e Bashkuara janë “tërësisht kundër mënyrës se si Rusia po merret me pjesën lindore të Ukrainës”.

“Ajo ka konfirmuar se pozicioni i Shteteve të Bashkuara për Krimenë është se aneksimi kurrë nuk do të pranohet”, tha Yelchenko dhe ka shtuar se është “absolutisht i kënaqur” me përgjigjet e ambasadores amerikane lidhur me aneksimin e Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

Derisa administrata Trump mund ta shqyrtoj krijimin e raporteve më të afërta me Rusinë, “kjo nuk do të bëhet në kurriz të Ukrainës”, tha Yelchenko.

Misioni i Shteteve të Bashkuara në OKB ka konfirmuar se ambasadorja Haley e ka riafirmuar mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës në takimin e saj me ambasadorin ukrainas, Volodymyr Yelchenko.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...