Protesta masive në Rumani kundër qeverisë

2 Shkurt 2017 - 10:03      

Së paku 250 mijë njerëz, mbrëmë vonë, kanë dalë në rrugët e qyteteve të Rumanisë për të protestuar kundër dekretit të qeverisë për dekriminalizim të disa keqveprimeve zyrtare.

Vlerësohet se vetëm para qeverisë në kryeqytetin Bukuresht kanë protestuar afro 150 mijë vetë.

Mediat kanë raportuar se këto ishin demonstratat më të mëdha prej rënies së komunizmit në Rumani në vitin 1989.

Protestuesit herë-herë janë përleshur me policinë.

Dy policë dhe dy demonstrues kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa 20 protestues janë arrestuar, pasi një grup prej afro 300 simpatizuesve të futbollit kanë hedhur fishekzjarrë dhe gurë kundër policisë speciale, e cila kishte përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Sipas dekretit të ri të qeverisë, një zyrtar mund të dënohet me burg vetëm nëse shkakton dëm, që e kalon shumën prej më se 47 mijë dollarësh amerikanë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...