Greqia ua vazhdon paraburgimin 8 ushtarëve turq

1 Shkurt 2017 - 15:29      

Gjykata Administrative e Athinës vendosi se lirimi i 8 puçistëve, të cilët kërkuan azil në Greqi, nuk do të jetë i drejtë deri sa të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil.

Ajo mori vendim për vazhdimin edhe për 3 muaj të paraburgimit të tyre. Ata qenë arratisur me helikopter ushtarak në Greqi pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik, vitin e kaluar.

Me arsyetim se procesi i shqyrtimit të kërkesave për azil i puçistëve është duke vazhduar dhe se mund të përbëjnë kërcënim për rendin publik, Departamenti për të Huajt i Drejtorisë së Policisë së Athinës (GADA) nga gjykata kërkoi vazhdimin e kohëzgjatjes së paraburgimit.

Gjatë paraqitjes së tyre para gjykatës ditën e hënë 8 puçistët kërkuan lirimin e tyre, duke pretenduar se nuk kanë kryer ndonjë krim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...