Foto: Koha / ilustrim

BE përshëndet përpjekjet e presidentit Ivanov për dialog mes partive

1 Shkurt 2017 - 13:30      

Brukseli ka përshëndetur përpjekjet e presidentit Gjorgje Ivanov, për konsultimet me partitë politike të cilat vlerësohen si kyçe për vendimin se kujt do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë.

“I përshëndes përpjekjet e vazhdueshme për bisedime me të gjitha partitë politike”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Kocijançiq edhe një herë theksoi se të gjitha partitë politike që të merrem me agjendën e reformave urgjente në BE pasi që janë pajtuar se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik për vendin.

“Nëse punojnë bashkë drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët, ata de fakto do të kenë shumicë kushtetuese, e cila është e rëndësishme për euro-integrimet”, tha Kocijançiq, raporton KP.

Në lidhje me kërkesën e VMRO-DPMNE-së, që Brukseli të sqarohet se në bazë të cilës pjesë të Kushtetutës së Maqedonisë, BE-ja pret që presidenti Ivanov t’ia ndajë mandatin liderit të opozitës, që siç thanë më herët nga BE që “Qeveria të jetë sa më e gjerë”, Kocijançiq sqaroi se është e nevojshme konsensus i gjerë politik dhe koalicion i gjerë për menaxhim me sfidat e ardhshme.

“Flasim për nevojën që të ketë konsensus të gjerë politik dhe koalicion të gjerë politik, që shteti të mundet në mënyrë efikase të menaxhojë me sfidat e shumta të cilat i ka përpara. Të implementohen reformat prioritare, Marrëveshja e Përzhinës dhe zgjidhja e çështjeve bilaterale, të cilat kërkojnë përkushtim të fuqishëm nga të gjitha partitë politike”, sqaroi Kocijançiq. 

Kujtojmë se sot, presidenti Ivanov ka nisur bisedimet me partitë politike në Maqedoni për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar. Takimin e parë, siç raportojnë mediat, Ivanov e ka zhvilluar me përfaqësuesit e Lëvizjes “Besa”.

Siç kumtoi kabineti i Ivanovit, në orën 13.00 duhet të fillojë takimi me përfaqësuesit e “Aleancës për shqiptarët”, në orën 14:30 me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, në orën 16:00 me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe në orën 17:30 me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Në konsultimet e presidentit Ivanov, siç informojnë nga kabineti i tij, janë ftuar edhe përfaqësues të PDSH-së.

Konsultimet e presidentit të Republikës së Maqedonisë me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...