Foto: Reuters

Në dekretin e Trumpit nuk përfshihen hebrenjtë

1 Shkurt 2017 - 12:55      

Ambasada e SHBA-ve në Izrael njoftoi se nga dekreti i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nuk do të ndikohen hebrenjtë të lindur në 7 vendet e listës.

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e Ambasadës së SHBA-ve në Tel Aviv, theksohet se "Udhëtarët të cilët kanë pasaportë të Izraelit dhe viza të vlefshme, edhe nëse janë lindur në një ndër 7 vendet ose nëse janë shtetas të një nga këto 7 vende nuk do t’i nënshtrohen ndalimit në fjalë."

Në deklaratën e ambasadës gjithashtu u theksua se do të vazhdohet të jepet vizë për hebrenjtë e atyre 7 shteteve për të cilët ka ndalesë për hyrje.

Presidenti amerikan, Trump, përmes një dekreti të cilin e nënshkroi më 27 janar, pezulloi hyrjen në SHBA të refugjatëve sirianë dhe ndaloi për 90 ditë atë të shtetasve nga Iraku, Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...