Nga epidemia e etheve të verdha në Brazil të paktën 51 të vdekur

1 Shkurt 2017 - 12:42      

Sao Paulo, 1 shkurt – Të paktën 51 persona kanë vdekur nga epidemia e sëmundjes së rrezikshme të etheve të verdha në Brazil.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, transmeton AA, deklaroi se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona të prekur nga ethet e verdha në rajonin Minas Gerais, dhe tre persona në Sao Paulo, me çka bilanci i të vdekurve në ditët e fundit është rritur në 51 persona.

Në deklaratë thuhet se ethet e verdha deri më tani janë regjistruar në 80 zona të populluara në Brazil, duke përfshirë 55 vendbanime në krahinën Minas Gerais.

Ministria e Shëndetësisë në provincën braziliane Minas Gerais gjithashtu ka njoftuar se në rajon deri më tani nga ethet e verdha kanë vdekur 44 persona. Në këtë rajon deri më tani nga kjo sëmundje e rrezikshme janë diagnostikuar te 126 pacientë, dhe 584 persona të tjerë me simptoma të ngjashme janë shtruar në spital të cilët i janë nënshtruar kontrolleve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...