Ban Ki-moon nuk do të kandidojë për president të Koresë së Jugut

1 Shkurt 2017 - 12:29      

Seul, 1 shkurt – Ish-sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha të mërkurën se nuk do të kandidojë për president të Koresë së Jugut.

Ky njoftim befasues përjashton ish-kreun e OKB-së nga gara presidenciale duke thelluar edhe ashtu krizën politike me të cilën po përballet vendi.

Në një konferencë të papritur për mediat, Ban tha së është i dëshpëruar nga establishmenti politik në vend. Ai tha më tej, por pa hyrë në detaje se, ka tentuar ti përkushtohet zgjidhjes së krizës kombëtare dhe arritjes së një uniteti por se "patriotizmi i tij i pastër dhe përkrahja për reformat politike ka qenë e sulmuar ashpër me ofendime politike dhe lajme të rreme për të". 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...