Izraeli miraton ndërtimin e 3.000 banesave në Bregun Perëndimor

1 Shkurt 2017 - 11:07      

Jerusalem, 1 shkurt - Bëhet e ditur se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman kanë miratuar ndërtimin e 3.000 banesave të reja në Bregun Perëndimor për kolonët hebrenj.

Ministri i Mbrojtjes Liberman përmes një deklarate me shkrim ka theksuar se vendimi për ndërtimin e tre mijë banesave të reja në Bregun Perëndimor është marrë me qëllim që të plotësohen nevojat e kolonëve dhe që të lehtësohet jeta e tyre.

Ndërkaq, sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, menjëherë do të fillojë ndërtimi i dy mijë nga banesat e reja në vendbanimet kolone hebreje në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, ndërsa një mijë banesat e tjera do të bëhen gradualisht në periudhë të mëvonshme.

Ndryshe, kryeministri izraelit Netanyahu javën e kaluar po ashtu miratoi ndërtimin e dy mijë banesave të reja në vendbanimet kolone hebrenje në Bregun Perëndimor.

Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor gjenden të okupuara nga Izraeli që nga viti 1967. Në Jerusalemin Lindor gjenden mbi 200 mijë kolonë hebrenj, ndërsa në Bregun Perëndimor mbi 400 mijë. Sipas ligjeve ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në këto rajone konsiderohen ilegale. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...