Bursat evropiane në rënie pas komenteve amerikane për euron

1 Shkurt 2017 - 10:26      

Paris, 1 shkurt - Bursat evropiane janë ulur pas Wall Street, pas komenteve të një këshilltari të presidentit amerikan, Donald Trump mbi vlerën e euros.

“Dyshimet rreth Trumpit janë rritur sërish”, theksoi Jochen Stanzl, analist në CMC Markets.

“Edhe pse FTSE-100 nuk ka dalë shumë keq, tregjet evropiane kanë pësuar rënie ndërkohë që pasiguria vazhdon për shkak të çrregullimit aktual në SHBA”, theksoi Michael Hewson, analist në CMC Markets.

Peter Navarro, emëruar së fundi në krye të një këshilli të ri të tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, ka ngritur dyshimin duke vlerësuar se Gjermani përdor një euro “gjerësisht nënvlerësuar” për të përdorur partnerët e saj kryesorë, përfshirë dhe SHBA-në.

“Është e komplikuar të konsiderosh TTIP (projekti i marrëveshjes së trgtisë transatlantike) si një marrëveshje shumëpalëshe për shkak të Gjermanisë, që vazhdon të shfrytëzojë vendet e tjera të Bashkimit Evropian me një “Deutsche mark”, nënkuptuar që është zhvlerësuar shumë”, deklaroi ai për të përditshmen ”Financial Times”.

Eurostoxx 50 ka rënë me 0,98 për qind. Në Paris, indeksi CAC 40 ka humbur 0,75 për qind, me 4.748,90 pikë. Në Londër, indeksi FT SE ka humbur 0,27 për qind, me 7.099,15 pikë. Në Frankfurt, indeksi DAX ka humbur 1,25 për qind, me 11.535,31 pikë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...