SPD-ja fiton përkrahjen e elektoralit pasi Schulz vendos të sfidojë Merkelin

31 Janar 2017 - 16:07      

Berlin, 31 janar – Partia gjermane e qendrës së majtë Socialdemokrate (SPD) ka fituar vrullshëm elektorat pasi ish-shefi i Parlamentit Evropian, Martin Schulz mori udhëheqjen e partisë për të kandiduar kundër kancelares gjermane, Angela Merkel në zgjedhjet e muajit shtator.

SPD-ja ka përkrahjen e 26 për qind të elektoratit, pesë pikë përqindje më lart se një jave më parë, sipas të dhënave të anketës të publikuara mbrëmë nga Insa.

Partia Kristiandemokrate e Merkelit (CDU) ka mbetur në 32,5 për qind, ndërsa të Gjelbrit, Demokratët e Lirë (FDP), të majtët e “Die Linke” dhe të djathtët e “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), që të gjithë kanë vërejtur se përkrahja e tyre është reduktuar me 0,5 dhe 1,5 pikë përqindje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...