31 Janar 2017 - 16:03
Presidenti i ri amerikan ka tronditur aleatët evropianë duke mbajtur një linjë më të zbutur kundrejt Moskës, duke rivënë në pikëpyetje angazhimin e Uashingtonit, kundrejt një aleance që ai e ka cilësuar “të vjetruar” dhe si një barrë e padrejtë për kontribuesin amerikan.
Por Stoltenberg deklaroi se gjatë bisedave të fundit me Donald Trump dhe me sekretarin e ri amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, që të dy më kanë përcjellë të njëjtin mesazh, duke bërë të ditur se SHBA-ja do të ruajë të njëjtin angazhim kundrejt NATO-s dhe lidhjes transatlantike.
“Mesazhi i administratës së re është se ata dëshirojnë gjithashtu një dialog me Rusinë, por nga një pozitë më e favorizuar”, deklaroi për median sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut në përfundim të një takimi në selinë në Bruksel të NATO-s, me presidentin e ri bullgar, Roumen Radev.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...