31 Janar 2017 - 15:40
Për shkak të ndalesës për emigrant të Presidentit amerikan Danëlld Tramp (Donald Trump), me mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në Turqi.
Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është pika kryesore e transferit për pasagjerët nga Lindja e Mesme që udhëtojnë për në Evropë dhe Amerikë.
Prej të premtes, kur Presidenti i ShBA-së e nënshkroi dekretin e deri më sot, me dhjetëra persona nuk u pranuan në avionët me destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngatërresa e shkaktuar në aeroportin “Ataturk” të Stambollit pas ndalesës së vendosur nga Presidenti i ShBA-së ndaj qytetarëve të 7 vendeve me shumicë myslimane, vazhdoi edhe ditën e hënë.
Zyrtarët e aeroportit deklaruan se të hënën kanë qenë të detyruar për të ndalur me dhjetëra persona për shkak të ndalesës në fjalë.
Ditën e premte, Presidenti i ShBA-së Danëlld Tramp ndaloi për 4 muaj hyrjen e emigrantëve në Amerikë, ndërsa për vizitorët nga Siria, Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni, vendosi një ndalesë të hyrjes në afat 90 ditë.
Për shkak të pozitës së saj gjeografike Turqia është afër këtyre vendeve dhe është njëra prej pikave më të rëndësishme të transferit. Aeroporti i Stambollit përdoret mjaftë nga ana e pasagjerëve nga Lindja e Mesme të cilët udhëtojnë në drejtim të Evropës dhe Amerikës.
Ndërkohë kuvendi i Irakut, vend ky që ndodhet në listën e të ndaluarve, mori vendim që ti përgjigjet ShBA-së me reciprocitet.
Vendimi i marr gjatë votimit nuk është i detyrueshëm, ndërsa ende nuk dihet se a do të vendos qeveria dhe kryeministri për ndalimin e udhëtimeve të shtetasve amerikan në Irak.
Në këtë vend aktualisht ndodhen rreth 5 mijë ushtarë amerikan, ndërsa bëhet e ditur se nga një vendim i tillë i qeverisë irakiane do të ndikohen edhe një numër i madh i vullnetarëve punonjës në organizata humanitare, sipërmarrësit dhe gazetarët amerikan.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...