Austria do të ndalojë perçen në vendet publike

31 Janar 2017 - 11:34      

Kancelari i Austrisë të hënën mbrëma ka thënë se do të kërkojë ndalimin në publik të perçeve që mbulojnë tërë fytyrën.

Christian Kern, pasi ministrat nënshkruan programin e ri të politikave qeveritare, tha se perçja që mbulon tërë fytyrën do të ndalohet në publik.

Ndërkaq, siç raporton mediumi austriak “The Local”, nuk është përmendur ndalimi i bartjes së shamisë për shërbyesit civilë por teksti thotë se përfaqësuesit shtetërorë duhet të “paraqiten si neutralë ndaj religjionit”, transmeton Koha.net.

Programi i shkruar në 35 faqe përmend edhe shtimin e kamerave dhe masave të sigurisë në publik, duke obliguar migrantët me leje qëndrimi që të nënshkruajnë një “kontratë integrimi” dhe një “deklaratë të vlerave”.

“Ata që nuk janë të përgatitur të pranojnë vlerat tona, do t’ju duhet të largohen nga vendi dhe shoqëria jonë”, thuhet në tekst.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...