Foto: Reuters

Trump shkarkon kryeprokuroren, i doli kundër urdhrit për ndalim të myslimanëve

31 Janar 2017 - 08:29      

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkarkoi shefen e ngarkuar të Departamentit të Drejtësisë, pasi ajo tha se dyshon në ligjshmërinë e ndalimit të përkohshëm të udhëtarëve nga shtatë vende myslimane, të nënshkruar nga vetë Trump.

Trump akuzoi ushtruesen e detyrës së prokurores së përgjithshme, Sally Yates, për “tradhti” dhe “të qenët e dobët ndaj migracionit të paligjshëm”, shkruan rel.

Ai tha se e zëvendëson atë me Dana Boente, prokuror i Qarkut Lindor të Virxhinias.

Yates ishte emëruar nga ish-presidenti Barack Obama.

Ajo ka thënë se “nuk është e bindur se urdhri i presidentit Trump është i ligjshëm”.

“Përderisa unë jam ushtruese e detyrës së prokurores së përgjithshme, Departamenti i Drejtësisë nuk do të paraqesë argumente në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv”, ka thënë ajo.

Urdhri ekzekutiv i Trumpit, i lëshuar më 27 janar, pezullon pranimin në SHBA të të gjithë refugjatëve dhe të udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane për 90 ditë.

Kritikët thonë se urdhri është kundër myslimanëve dhe si i tillë shkel Kushtetutën e SHBA-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...