Ngrihen akuzat kundër sulmuesit të dyshuar të xhamisë në Kanada

31 Janar 2017 - 08:23      

Autoritetet në Kanada akuzuan një student francezo-kanadez në lidhje me të shtënat fatale ndaj gjashtë besimtarëve myslimanë, në një xhami në qytetin Kebek.

Alexandre Bissonnette përballet me gjashtë akuza për vrasje dhe pesë për tentim-vrasje.

Sulmi ka ndodhur të dielën, gjatë lutjeve të mbrëmjes në Qendrën Kulturore Islamike të Kebekut, shkruan rel.

Nëntëmbëdhjetë veta po ashtu janë plagosur.

Sipas mediave, i dyshuari, në rrjetet sociale, ka pëlqyer vazhdimisht udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.

Një person me prejardhje marokene, i identifikuar si Mohamed Khadir dhe i arrestuar pas sulmit të së dielës, tani është duke u trajtuar si dëshmitar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...