Foto: Reuters

Urdhri i Trumpit për myslimanët riaktivizon Obaman

30 Janar 2017 - 21:06      

Zyra e ish-presidenti amerikan, Barack Obama, të hënën ka lëshuar një deklaratë në mbështetje të protestave që kanë pushtuar Amerikën, dhe ka dalë kundër diskriminimit ndaj individëve për shkak të besimit apo religjionit të tyre, duke thënë se “vlerat amerikane janë në rrezik”.

Kevin Lewis, zëdhënës i Obamas post-presidencës, ka thënë se Obama “është prekur nga niveli i angazhimit që po ndodh në komunitete nëpër tërë vendin”, raporton “Politico”.

“Qytetarë që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u mbledh, për t’u organizuar dhe për ta ngritur zërin përmes zyrtarëve të tyre të zgjedhur është ajo që presim të shohim kur vlerat tona amerikane janë në rrezik”, ka thënë Lewis në emër të Obamas, transmeton Koha.net.

Lewis theksoi komentet e kaluara të Obamas kundër ndalesës ndaj myslimanëve, por foli vetëm në mënyrë indirekte për urdhrin ekzekutiv të Trumpit.

“Duke iu referuar krahasimeve ndaj vendimeve të presidentit Obama në politikën e jashtme, siç kemi dëgjuar më parë, presidenti në thelb nuk pajtohet me nocionin e diskriminimit kundër individëve për shkak të besimit apo religjionit të tyre”, tha Lewis.

Kjo është deklarata e parë e Obamas që kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...