Foto: Reuters

Identifikohen të dyshuarit për sulmin në Kanada

30 Janar 2017 - 19:56      

Zyrtarët në Kebek të Kanadasë i kanë identifikuar dy personat e arrestuar në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në një xhami lokale, më 29 janar.

Zyrtarë të gjykatës thanë të hënën se Alexandre Bissonnette, francezo-kanadez, është i dyshuar për të shtënat, ndërsa Mohamed el Khadir, shtetas kanadez me prejardhje marokene, është arrestuar po ashtu, porse është duke u konsideruar si dëshmitar, transmeton rel.

Të dy besohet të jenë në të 20-tat ose 30-tat.

Policia tha se nuk beson se ka të dyshuar të tjerë, porse hetimet janë duke vazhduar.

Incidenti, në të cilin janë vrarë gjashtë veta dhe plagosur 17 të tjerë, është karakterizuar si "sulm terrorist kundër myslimanëve" nga kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe kreu i qeverisë në Kuebek, Philippe Couillard.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur ngushëllimet e tij në një bisedë telefonike me Trudeau. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...