Foto: Reuters

Kryeministri kanadez, sulmin në xhami e quan “sulm terrorist ndaj myslimanëve”

30 Janar 2017 - 17:37      

Gjashtë persona u vranë dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur kur persona të armatosur shtien me armë zjarri ndaj një xhamie në qytetin e Kebekut gjatë lutjeve të së dielës mbrëma, ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e quajti këtë akt “sulm terrorist ndaj myslimanëve”.

Policia ka thënë se dy të dyshuar janë arrestuar, por nuk kanë dhënë detaje për ta apo se çfarë e ka nxitur sulmin, raporton Reuters.

Fillimisht, kreu i xhamisë tha se pesë persona mbetën të vrarë ndërsa një dëshmitar tha se së paku tre persona kanë shtënë ndaj rreth 40 personave që gjendeshin në Qendrën Kulturore Islamike të qytetit të Kebekut. Policia tha se vetëm dy persona kanë qenë të përfshirë në sulm, transmeton Koha.net.

Trudeau tha përmes një deklarate: “E dënojmë këtë sulm terrorist ndaj myslimanëve në një qendër të adhurimit dhe strehimit”.

“Kanadezët myslimanë janë pjesë e rëndësishme e ndërtimit tonë kombëtar, dhe këto veprime të pandjenja nuk kanë vend në komunitetet, qytetet dhe vendet tona”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...