Në Holandë mbyllen përkohësisht disa xhami

30 Janar 2017 - 16:54      

Pas sulmit ndaj një xhamie në Quebec të Kanadasë, Holanda ka vendosur të mbyllë disa xhami përkohësisht, për arsye sigurie.

Sipas mediave vendase drejtuesit e katër xhamive më të mëdha në vend janë mbledhur në mënyrë urgjente për të diskutuar pas sulmit të ndodhur në Kanada, shkruan AA.

Në kuadër të vendimit të dalë nga kjo mbledhje thuhet se katër xhami të mëdha në qytetet Amsterdam, Rotterdam, Lahey dhe Utrecht, ku shkojnë më shumë besimtarë nga Maroku, do të mbyllen për një kohë të caktuar për arsye sigurie.

Ndërsa zyrtarët e xhamive në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se edhe pse e dinë që xhamitë duhet të qëndrojnë gjithmonë hapur ata kanë marrë këtë vendim për arsye sigurie dhe janë detyruar të shkojnë drejt një vendim të tillë. Ata kanë thënë gjithashtu se janë të mërzitur për një vendim të tillë.

Si pasojë e një sulmi ndaj një qendre kulturore në Quebec të Kanadasë ndërkohë që falej namazi i jacisë, të paktën 6 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sulmi u krye nga 3 persona të armatosur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...