Lavrov: Biseda Trump – Putin nuk kishte “moralizime”

30 Janar 2017 - 15:46      

Ministri i jashtëm rus ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të njeriut gjatë bisedës telefonike të 28 janarit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në të kaluarën, zyrtarët rusë kanë shprehur zemërim lidhur me përpjekjet e perëndimit t’i jap leksione qeverisë së Rusisë se si t’i trajtojë qytetarët e saj dhe si të sillet në skenën ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se biseda e parë telefonike në mes të dy presidentëve prej inaugurimit të Trumpit më 20 janar është karakterizuar nga “respekti i ndërsjellë” dhe dëshirës “për të biseduar pa moralizuar, duke u përqendruar në interesat kombëtare të secilit shtet”.

Trump ka lënë të kuptohet se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve ruso-amerikane, të cilat janë përkeqësuar shumë pas ndërhyrjeve ruse në Ukrainë dhe dyshimeve për sulmet kibernetike ruse në zgjedhjet amerikane.

Rusia ka fajësuar administratën e kaluar amerikane për përkeqësimin e situatës.

Trump dhe Putin kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të afërt kundër terrorizmit dhe grupit ekstremist, Shteti Islamik, çka edhe në bazë të deklarimeve të Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë, është lënë të kuptohet se kjo ka qenë edhe tema kryesore e bisedës.

Lavrov ka thënë se Rusia është e gatshme “çdo moment” për bisedime me Shtetet e Bashkuara sa i përket përpjekjeve kundër terrorizmit.

Më 30 janar, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se është e mundshme që të dy presidentët do të takohen për bisedime para samitit të G 20-ës në korrik.

Kremlini, pas bisedës telefonike ka thënë se Trump dhe Putin kanë urdhëruar vartësit e tyre që të diskutojnë datën dhe vendin për takimin e parë në mes të dy liderëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...