Kroacia kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

30 Janar 2017 - 14:24      

Kroacia, praktikisht tashmë ka marrë vendimin për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por ai duhet ta kalojë procedurën e nevojshme për ta filluar zbatimin, transmeton Koha.net.

Shtypi kroat tash e një kohë të gjatë spekulon për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por tash për tash nuk ka konfirmime për këtë.

Edhe pse gazeta “Slobodna Dalmacija” thekson se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, ajo jep disa hollësi të këtij propozimi. Sipas gazetës, risia kryesor mund të jetë që shërbimi ushtarak të jetë tri javë ose më së shumti një muaj gjatë verës.

Shërbimi ushtarak do të ishte i detyrueshëm për të djemtë që e mbarojnë shkollën e mesme, e për vajzat sipas dëshirës.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci është suspenduar në vitin 2008.

Përkrahëse kryesore e këtij shërbimi është kryetarja Kolinda Grabar - Kitaroviq.

Kroacia ka filluar të shqetësohet nga armatimi në të gjitha fushat i Serbisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...