Polonia mbështet Trumpin për ndalimin e refugjatëve

30 Janar 2017 - 12:35      

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Witold Waszczykowski ka mbështetur presidentin amerikan Donald Trump i cili ka ndaluar hyrjen e emigrantëve në SHBA, duke shtuar se çdo shtet sovran ka të drejtë të vendosë në mënyrë të pavarur politikën e saj të imigracionit.

Waszczykowski tha se "asnjë shtet nuk ka për obligim të pranojë emigrantë" dhe se Trump "është president i zgjedhur i cili ka të drejtën të imponon ndalimin".

Ai këtë deklaratë e bëri dje në një intervistë në stacionin televiziv privat "Polsat News".

Ministri polak vjen nga qeveria konservatore, e cila kundërshton fuqishëm pranimin e refugjatëve muslimanë. Polonia vitin e kaluar ka luajtur një rol kyç në pengimin e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e refugjatëve në vendet e bllokut.

Trump ka nënshkruar një ndalim të përkohshëm të hyrjes së refugjatëve në SHBA dhe hyrjen e shtetasve nga shtatë vende muslimane.

Ky vendim është kritikuar nga zyrtarë botërorë dhe ka shkaktuar protesta të mëdha në mbarë SHBA-të. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...