Disa të vrarë në një xhami në Kanada [video]

30 Janar 2017 - 08:06      

Policia në qytetin e Kebekut, Kanada, ka thënë se disa persona janë vrarë gjatë një sulmi me armë zjarri në një xhami të qytetit.

Sulmi është kryer gjatë kohës së lutjeve ndërsa ai po cilësohet si “vepër terrorizmi ndaj myslimanëve”.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se dy persona janë arrestuar për sulmin që ka ndodhur më 29 janar.

Udhëheqësi i xhamisë në qytetin kanadez ka thënë se së paku 5 persona janë vrarë. Disa media kanë raportuar se në fakt janë 6 viktima.

Një zyrtar tjetër policor ka konfirmuar se ka të vrarë nga sulmi, por nuk ka dhënë shifra për këtë.

Udhëheqësi i Kebekut, Philippe Couillard, e ka përshkruar sulmin si “dhunë barbare” ndërsa ka thënë se kjo ka qenë “vepër terrorizmi ndaj myslimanëve”.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka shkruar në Tëitter: “Sonte, kanadadezët janë në zi për ata që u vranë në një sulm frikacak ndaj një xhamie në qytetin e Kebekut. Bashkëndjejë me viktimat dhe familjet e tyre”.

Një dëshmitar i ka thënë Reutersit se 3 sulmuesë kanë shtënë ndaj 40 personave brenda Qendrës Kulturore Islamike të qytetit në fjalë.

“Pse po ndodh kjo këtu? Kjo është barbare”, ka thënë për gazetarët udhëheqësi i xhamisë, Mohamed Yangui.
Yangui ka thënë se ai nuk ka qenë në xhami në kohën e sulmit. Ai ka shtuar se nuk e di saktë numrin e të lënduarve.

Zebida Bendjeddou, që është larguar më herët nga xhamie, mbrëmjen e së dielës, ka thënë se qendra pranonte kërcënime.
“Në qershor, ata e vendosen kokën e një derri para xhamisë. Por, ne menduam: ‘Oh, kjo është një ngjarje e izoluar.’ Nuk e morëm seriozisht. Por, sonte, këto ngjarje të izoluara, morën kahje tjetër”, ka thënë ajo.

Në New York, policia ka thënë se ka shtuar patrullimet afër xhamive dhe vendeve të tjera të kultit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...