Digjet një xhami në Teksas disa orë pas nënshkrimit të vendimit të Trumpit [foto]

29 Janar 2017 - 11:52      

Një xhami në Teksas është shkatërruar nga zjarri vetëm disa orë pasi presidenti Donald Trump ka nënshkruar urdhrin i cili kufizon migrimin nga shtatë vende kryesisht myslimane.

Djegia e xhamisë ka ndodhur të shtunën në orën dy të mëngjesit dhe zjarrfikësve iu është dashur më shumë se katër orë për shuar zjarrin, transmeton Koha.net.

Në fotografitë shihet se kupola e xhamisë është rrëzuar në tokë dhe imami i xhamisë Shahid Hashmi tha: “Ajo duket krejtësisht e shkatërruar”.

Javën e kaluar, dikush ka hyrë në xhami dhe ka vjedhur disa pajisje teknologjike, duke përfshirë edhe laptopët.

Lexo edhe: Urdhri i Trumpit, imami shqiptar në SHBA i druan krimit të urrejtjes ndaj myslimanëve

Imami Shahid kur është zgjuar në mëngjes ka kuptuar përmes internetit se xhamia është kapluar nga zjarri, i cili pastaj ka shkuar menjëherë te xhamia. “Deri në atë kohë, zjarrfikësit veç ishin duke shuar zjarrin”, tha imami Hashmi.

“Është shumë e trishtueshme të qëndrosh dhe të shikosh se si është duke u shkatërruar xhamia, dhe zjarri ishte shumë i madh”, shtoi ai.

Autoritetet kanë thënë se ende nuk dihet se çfarë apo kush e ka shkaktuar këtë zjarr, ose kush është fajtori, dhe nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky zjarr.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...