Foto: AFP

Merkel kritikon vendimin e Trumpit për migrantët

29 Janar 2017 - 11:28      

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kritikuar ndalesën e re të udhëtimit të vendosur nga SHBA-të për shtatë vende me shumicë myslimane, raportoi të dielën gazeta gjermane “Der Spiegel” në versionin online.

“Ajo është e bindur se edhe beteja e domosdoshme dhe vendimtare kundër terrorizmit nuk e arsyeton vënien e njerëzve me prejardhje apo besim specifik nën dyshim të përgjithshëm”, ka thënë zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, transmeton Koha.net.

Presidenti amerikan, Donald Trump, të premten urdhëroi ndalesë katër-mujore ndaj refugjatëve të nisur për në SHBA si dhe ndalesë të përkohshme ndaj udhëtarëve nga Siria dhe nga gjashtë vende tjera me shumicë myslimane, raporton Reuters.

Këtë vendim, megjithatë, e rrëzoi një gjykatë në New York, ndërsa vendimi i ri do të jetë në fuqi deri në seancën e radhës, të planifikuar për 21 shkurt, dhe vlen për njerëzit me viza të vlefshme si dhe për të gjithë ata të cilëve u është miratuar kërkesa e refugjatit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...