29 Janar 2017 - 09:39
“Shtetasit nga këto vende: Sudani, Libia, Somalia, Siria, Irani, Iraku, Jemeni... mund të udhëtojnë në SHBA vetëm nëse kanë kartën e përhershme të banimit (Green card) apo ndonjë prej vizave të mëposhtme”, thuhet në deklaratën e publikuar në ueb-faqen e kompanisë.
Në listë janë përfshirë vizat nga qeveritë e huaja, Kombet e Bashkuara, organizatat ndërkombëtare dhe të NATO-s, transmeton Koha.net.
Të premten, presidenti amerikan, Donald Trump lëshoi urdhër ndalimi katër-muajsh për refugjatët nga Siria dhe nga gjashtë vende tjera myslimane, duke thënë se ky veprim do të ndihmojë në mbrojtjen e amerikanëve nga sulmet terroriste.
Pesë pasagjerë nga Iraku dhe një nga Jemeni u ndaluan që të niseshin me fluturimin e “EgyptAir” nga Kajro në New York të shtunën si pasojë e kësaj ndalese.
Të gjashtë pasagjerët, që pritej të arrinin në aeroportin “John F. Kennedy”, u penguan të hipnin në aeroplanin e EgyptAir në aeroportin e Kajros pavarësisht se kishin viza valide të imigrimit.
Ndërkaq, siç raporton Reuters, avio-kompanitë që operojnë në aeroportin e Kajros të dielën kanë marrë kërkesë zyrtare për të penguar poseduesit e vizave të migrimit në SHBA që vijnë nga shtatë shtete me shumicë myslimane që të fluturojnë për në SHBA, ka thënë Hossam Hussein, zyrtar i “EgyptAir”.
Hussein, që është përgjegjës për fluturimet ditore të “EgyptAir” për në New York, ka thënë se autoritetet atje i kanë njoftuar ata pak orë më parë për restrikcionet e reja, transmeton Koha.net.
Ai tha se poseduesit e kartës së gjelbër nga Sudani, Jemeni, Iraku, Irani, Siria, Somalia dhe Libia mund të fluturojnë nëse kanë pasaporta diplomatike apo janë zyrtarë qeveritarë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...