Kanadaja i kundërpërgjigjet SHBA-së, hap dyert për refugjatët e luftës

28 Janar 2017 - 22:45      

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, të shtunën i është kundërpërgjigjur të shtunën urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump për ndalimin e refugjatëve dhe frenimin e migrimit nga disa vende duke i mirëpritur ata refugjatë në Kanada.

“Për ata që i ikin persekutimit, terrorit dhe luftës, kanadezët do t’ju mirëpresin, pavarësisht besimit tuaj. Diversiteti është fuqia jonë. #MirëseviniNëKanada”, ka shkruar në Twitter kryeministri kanadez, Trudeau, raporton Koha.net.

Veç postimit për mirëseardhje të refugjatëve, Trudeau ka postuar edhe disa fotografi të vjetra të tijat kur i mirëpriste refugjatët sirianë në Kanada.

Trump të premten nënshkroi një urdhër ekzekutiv që tha se do të ofrojnë një verifikim të detajuar të refugjatëve për t’u siguruar se “terroristët radikalë islamikë” nuk do të mund të hyjnë në SHBA.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...