28 Janar 2017 - 20:23
Gjatë një brifingu me reporterë, zyrtarët kanë mbrojtur urdhrin e nënshkruar nga presidenti Donald Trump të premten, veprim ky që ka shkaktuar kaos dhe alarme nëpër aeroporte, raporton Reuters.
Të pyetur në lidhje me paditë e ngritura ndaj urdhrit, zyrtarët nuk pranuan që të komentojnë specifikisht, por thanë se të huajt nuk kanë të drejtë të hyjnë në SHBA ndërsa e cilësuan si “të çmendur” nocionin se ky veprim është i drejtuar kah “bllokimi i myslimanëve”, transmeton Koha.net.
Një zyrtar tha se Afganistani, Malajzia, Pakistani, Omani, Tunizia dhe Turqia janë shtete me shumicë myslimane dhe nuk janë të përfshira në këtë urdhër.
Presidenti Trump mori pjesë dje në Pentagon në ceremoninë e betimit të Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, të cilin e quajti një “njeri të veprimit”.
Duke përshkruar admirimin e tij për njerëzit në uniformë, Presidenti amerikan njoftoi nënshkrimin e dy urdhrave të rinj ekzekutivë që ai tha se do të forcojnë forcat e armatosura të SHBA-së.
“Po nënshkruaj pikë së pari një urdhër ekzekutiv për fillimin e një rindërtimi të forcave të armatosura, për avionë të rinj, anije të reja, dhe burime mbështetëse për burrat dhe gratë tona me uniformë. Jam shumë krenar për këtë veprim.”
Urdhri i dytë do të ketë efekte mbi disa vende problematike.
“Së dyti, po vendos masa të reja kontrolli për t’i mbajtur jashtë SHBA-së terroristët radikalë islamikë. Nuk i duam këtu. Duhet të sigurohemi se nuk do të pranojmë në vend rreziqet që ushtarakët tonë luftojnë përtej oqeanit”, tha Presidenti Trump.
Si bazë për këtë vendim, urdhri citon sulmet e 11 shtatorit 2001 në New York dhe Washington, të cilat u kryen nga 19 të huaj që patën marrë pa vështirësi viza hyrjeje për në SHBA.
Urdhri nuk përcakton se cilat janë vendet problematike, por autorizon megjithatë Departamentin e Sigurisë të mbajë në vëmendje vendet që nuk ofrojnë informacion të mjaftueshëm për shtetasit e tyre.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë patën sinjalizuar fillimisht se ndër këto vende do të ishin Irani, Iraku, Siria, Sudani, Libia, Jemeni dhe Somalia, dhe urdhri përcakton se listës mund t’i shtohen vende të tjera në çdo kohë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...