Greqia i përgjigjet Turqisë pse nuk i ekstradoi tetë puçistët

28 Janar 2017 - 09:50      

Kryeministria e Greqisë në lidhje me vendimin gjyqësor për mos ekstradimin e 8 ushtarakëve turq ka theksuar se “përgjegjësi i vetëm i vendimeve në fjalë në Greqi është drejtësia e pavarur greke dhe vendimet e gjykatës janë të detyrueshme në mënyrë të qartë”.

Në një deklaratë me shkrim nga kryeministria pas vendimit për mos ekstradimin e ushtarakëve rikujtohet se Greqia ka dënuar që në momentet e para grushtin e shtetit dhe se ka mbajtur qëndrimin e saj në krah të qeverisë së zgjedhur në Turqi, përcjell ksp.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se “në çdo rast, Greqia është një shtet i së drejtës. Është i garantuar me kushtetutë, parimi i ndarjes së pushteteve, që është i padiskutueshëm dhe tregon respektimin e plotë të të drejtës ndërkombëtare duke përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare që kanë lidhje me vendin”.

Duke u tërhequr vëmendja se puçistët nuk janë mirëpritur kurrë në Greqi thuhet se, “përgjegjësi i vetëm i vendimeve në fjalë në Greqi është drejtësia e pavarur greke dhe vendimet e gjykatës janë të detyrueshme”.

Pas proceseve gjyqësore në shkallë të ndryshme të gjykatave në Greqi, Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos), vendosi për mos ekstradimin në Turqi të 8 ushtarakëve të cilët u arratisën në Greqi pas pjesëmarrjes në tentativën për grusht shteti më 15 korrik, për të cilën Turqia e akuzon organizatën FETO.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...