Ministri holandez i Drejtësisë jep dorëheqjen pas një skandali korruptiv

27 Janar 2017 - 10:08      

Hagë, 27 janar – Ministri holandez i Drejtësisë, Ard van der Steur dha dorëheqjen dje në mbrëmje pas pretendimeve se nuk i kishte thënë të vërtetën Parlamentit vetëm disa javë para se vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.

Në një seancë të veçantë parlamentare, ministri konservator është akuzuar se ministria e tij ka gënjyer në lidhje me një marrëveshje që ka bërë me një kriminel transmeton atsh shkrimin.

Ky skandal ka përndjekur Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) në pushtet të kryeministrit holandez, Mark Rutte para zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 15 mars.

Skandali ka shpërthyer më shumë se një vit më parë, por publikimet e reja nga një stacion televiziv pretendojnë se Van der Steur i ka fshehur parlamentit, që prej vitit 2015 një marrëveshje ndërmjet autoriteteve gjyqësore në Amsterdam dhe një shpërndarësi droge.

Van der Steur ka hedhur poshtë ato që ai i quan “akuza të pabaza”, por pranoi humbjen dje, pasi u sulmua gjerësisht nga pothuajse çdo parti në parlament.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...