27 Janar 2017 - 08:29
“Ne kemi qenë të lidhur për një kohë të gjatë me thënien se Assadi duhet të largohet. Ne, në asnjë rast nuk kemi pasur mundësi që ta realizojmë këtë”, iu ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ligjvënësve në Londër më 26 janar.
“Shoh dobësi dhe shoh rreziqe që po na ndodhin, duke e bërë këtë ndryshim total, duke përkrahur rusët, Assadin. Por, unë duhet gjithashtu të jem realist rreth asaj se si ka ndryshuar situata dhemund të ndodhë që ne duhet të mendojmë ndryshe se si të merremi me këtë”, ka thënë ai.
Johnson ka sugjeruar që Assadi të lejohet të marrë pjesë në zgjedhje që do të monitoroheshin nga Kombet e Bashkuara, si pjesë të një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit.
Një skenar i tillë duket i ngjashëm me qëndrimin e mbajtur nga Rusia dhe Irani që Assadi të lejohet të marrë pjesë në zgjedhje gjatë një transicioni politik në Siri, në bazë të një marrëveshjeje paqeje të OKB-së.
Komentet e tij i kanë bërë jehonë deklaratës së javës së kaluar të zëvendëskryeministrit turk, Mehmet Shimshek i cili ka bërë thirrje për qëndrim më “realist” ndaj Assadit pas fitores së forcave të tij në Alepo, gjatë dhjetorit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...