Rajoy: Një fitore e Le Pen dhe AfD do të ishte katastrofë

26 Janar 2017 - 14:13      

Madrid, 26 janar – Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy vlerësoi sot se një fitore e kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen në presidencialet në Francë, apo e partisë kundër imigrantëve AfD-ja në Gjermani, do të ishte një katastrofë që do të sillte shkatërrimin e Evropës.

“As nuk dua ta mendoj, kjo do të ishte një katastrofë, kjo do të ishte thjesht shkatërrimi i Evropës”, citon atsh deklaratën e Mariano Rajoy për radion “Onda Cero” kur u pyet se çfarë mund të ndodhte nëse vinin në pushtet Marine Le Pen dhe AfD-ja.

“Le Pen ka shpallur se do të mbajë një referendum, ajo thjesht kërkon të dalë nga Evropa, sikur të ishte në origjinë të çdo fatkeqësie. Do të doja që ajo të bënte një shëtitje në pjesën tjetër të botës”, shtoi Rajoy, konservator dhe pro-evropian.

“Është e rëndësishme për të ardhmen e Evropës që zgjedhjet të kalojnë mirë në Francë dhe në Gjermani”, theksoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...