Schaeuble: Britania e Madhe nuk mund të kthehet në një parajsë fiskale

26 Janar 2017 - 14:11      

Frankfurt, 26 janar – Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble paralajmëroi Britaninë e Madhe ndaj përpjekjeve për t’u kthyer në një parajsë fiskale nga largimi nga Bashkimi Evropian.

“Ju nuk mund të krahasoni Britaninë e Madhe me ishujt Kajman. Kjo do të ishte një fyerje për Britaninë e Madhe”, deklaroi Schaeuble në një konferencë të G20 mbi dixhitalizimin në sektorin e financës në qytetin gjerman të Wiesbadenit.

”Nëse vendet e vogla mund të përballojnë ofrimin e normave të ulëta tatimore për të tërhequr mirëqenie, atëhere një strategji e tillë do të shkojë keq në një vend të madh”, theksoi ai.

“Pjesa tjetër e botës gjithashtu nuk do të lejojë këtë,” shtoi Schaeuble.

Britania e Madhe ka kërcënuar me uljen e taksës së korporatës për të rritur ekonominë e saj post-Brexit.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar, Schaeuble paralajmëroi kundër një gare taksash në mesin e ekonomive të fuqishme dhe paralajmëroi Britaninë e Madhe për qëndrimin e saj politik në prag të bisedimeve zyrtare të Brexit.

“Ne nuk duhet të kërcënojmë njëri-tjetrin para se negociatat të fillojnë”, përfundoi Schaeuble.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...