Presidenti i Meksikës mendon ta anulojë vizitën në SHBA

26 Janar 2017 - 12:14      

Presidenti i Meksikës, Enrike Penja Nieto mendon ta anulojë vizitën e planifikuar në Uashington, që duhet të realizohet javën e ardhshme, deklaroi një përfaqësues i lartë anonim i Qeverisë meksikane.

Penja Nieto mendon për anulim të vizitës pasi që presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë nënshkroi dekretin për ndërtimin e murit në kufirin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës.

Presidenti meksikan mbrëmë shprehi keqardhje për shkak të dekretit të Trampit.

"Më vjen keq për vendimin e tillë dhe e dënoj. Meksika nuk beson në mure. Disa herë kam thënë se Meksika nuk do të paguajë për murin", shkroi Penja Nieto në Twiter.

Takimi është paraparë për më 31 janar. Në SHBA për momentin ndodhen ministri meksikan i Ekonomisë dhe ai i Punëve të Jashtme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...